Çdo Pjesë Ka Një Myshteri
Gjej ose Shite!
Kjo platformë u krijua për t’i lidhur serviset, dyqanet dhe individët që merren me pjesë telefonash. Furnizuesit me shumicë mbeten partnerët kryesorë për stok, modele të reja dhe mbështetje — këtu shtohet një vend ku shfaqen edhe pjesët që keni tashmë në dorë dhe doni t’i qarkulloni para se të vjetrohen.
Shpesh në raft mbetet një ekran, bateri apo bord: klienti ndryshoi mendje, e morët «për rezervë», apo menduat «Hajt, ndoshta do vijë një myshteri». Me kohën ajo pjesë humb vlerën… dhe shpesh përfundon në shportë.
Ndërkohë, dikush tjetër në të njëjtin qytet po e kërkon atë pjesë. Në vend që të mbetet në sirtar, më mirë ta ofroni këtu — shpesh përkrah furnizuesit tuaj të rregullt, jo në vend të tyre.
Kjo faqe u krijua për ta lehtësuar këtë.
Qëllimi është i thjeshtë
të mos hedhim pjesë të përdorshme në shportë,
të mos lëmë që pjesët të vjetrohen në heshtje,
por tregti mes vete — shpejt, qartë dhe e organizuar.
Posto pjesën që ke.
Gjej atë që të duhet.
Kontakto direkt dhe kurse kohë e para.
Kushtet e përdorimit